12 Janar 2025

DASH: Barrikadat mbesin ende problem më i madh në veri

Washington, 20 prill - Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportet vjetore mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, përfshi edhe Kosovën, ku jepen disa nga karakteristikat e shkeljeve që kanë shënuar vitin 2012.

Ndër problemet më të theksuara të të drejtave të njeriut gjatë vitit të shkuar, DASH numëron barrikadat e vendosura në pjesën veriore të vendit nga ekstremistët serbë të Kosovës, duke i kufizuar të drejtat themelore, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e mallrave.

Ekstremistët gjithashtu kanë ushtruar dhunë dhe frikësim ndaj kundërshtarëve të tyre në vend dhe ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë.

Një fushë e tretë e shqetësimit serioz ishte diskriminimi shoqëror kundër komuniteteve pakicë, personave me aftësi të kufizuar, anëtarëve të komunitetit me orientim të ndryshëm seksual, pastaj dhuna në familje, sidomos kundër grave, transmeton Koha.

Probleme të tjera të të drejtave të njeriut përfshijnë korrupsionin dhe favorizimet në burgje, paraburgimet e gjata para gjykimit, joefikasiteti i gjyqësorit, kërcënimi i medias nga zyrtarët publikë dhe nga elementë kriminalë, progresi i kufizuar në kthimin në shtëpitë e tyre të personave të zhvendosur, korrupsioni në pushtet, trafikimi i personave dhe puna e fëmijëve në sektorin informal.

Më tej raporti mjaft i gjatë dhe i hollësishëm thekson se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer abuzime, qoftë në shërbimet e sigurisë apo diku tjetër në qeveri, megjithëse shumë zyrtarë të lartë që supozohet se janë të përfshirë në korrupsion dhe veprojnë pa u ndëshkuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)