08 Maj 2024

Danimarka, vendi më i lumtur në botë

Kopenhagë, 18 tetor - Danimarka është vendi më i lumtur në botë. E ndjekur nga Islanda dhe Japonia, ajo qëndron në krye të listës së vendeve ku jetohet më mirë sipas raportit “How’s life” të OECD-së.

Organizat për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka marrë në konsideratë 11 elementë që ndikojnë në cilësinë e jetës: të ardhurat, punësimi, strehimi, shëndeti, pjesëmarrja qytetare, arsimi, mjedis, administrim, kënaqësia personale, siguria dhe eukilibri mes punës në shtëpi dhe jetës private.

Në këtë mënyrë, raporti reflekton perceptimin e qytetarëve mbi mirëqenien në jetën e përditshme.

Mes 40 vendeve të analizuara, përqindja e popullsisë, e cila është deklaruar përgjithësisht e kënaqur nga një ditë e zakonshme, është mesatarisht 80 për qind. Por kjo shifër ndryshon nga shteti në shtet.

Në vendin e katërt të klasifikimit gjendet Indonezia, e ndjekur nga Holanda, Norvegjia, Suedia, Kina, Britania e Madhe, Austria, Meksika, Irlanda, Australia, Franca dhe Belgjika.

Italia, gjendet në dhjetëshen e fundit, më 70 për qind të popullsisë të kënaqur. Në vendin e fundit qëndron Turqia, e paraprirë nga Hungaria e Estonia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)