Danimarka merr presidencën e radhës në BE
Bruksel, 1 janar - Danimarka merr sot presidencën e radhës në Bashkimin Europian. Kryetarja e qeverisë daneze, Helle Thorning-Schmidt, që prej tre muajsh në këtë post, ka detyrën e vështirë të udhëheqë 27 vendet anëtare në një kohë të vështirë krize.
Thorning-Schmidt shpalli si prioritetin e saj kryesor shpëtimin e monedhës së përbashkët. Kryetarja e qeverisë daneze, e njohur si proeuropiane, synon gjithashtu të ngrejë ura komunikimi mes eurozonës dhe britanikëve skeptikë ndaj euros.
Ndërkohë vetë danezët në dy referendume ka refuzuar futjen në eurozonë.