Danimakra vendi më i lumtur në botë
New York, 6 prill - Danezët u njohën sërish si njerëzit më të lumtur në botë. Kësaj here këtë status të kombit skandinav e konfirmuan ekonomistët e Universitetit të Columbias në studimin Raporti mbi Lumturinë Botërore (World Happiness Report), i botuar nën kujdesin e OKB-së.
Vendi më i lumtur në botë është Danimarka dhe pas saj Finlanda dhe Norvegjia, zbuloi studimi gjashtëvjeçar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i zbatuar në 156 vende.
Vendi i katërt është marrë nga Holanda, i pesti nga Kanadaja dhe më pas Suedia, Zelanda e Re, Australia, Irlanda, SHBA-të, Kosta Rika, Austria, Izraeli, Belgjika, Luksemburgu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Venezuela dhe Islanda.
E fundit në rajonin e Ballkanit është Bullgaria, që renditet në vendin e 147-të.
\'\'Vendet më të lumtura në botë ndodhen kryesisht në Evropën Veriore dhe vlerësimi i tyre i jetës personale arrin 7,6 në shkallën nga zero deri në 10\'\', tregon hulumtimi i OKB-së, i pari në llojin e vet.