26 Dhjetor 2024

Danilo Turk e ftoi Presidenten Jahjaga për vizitë zyrtare në Slloveni

Varshavë, 28  maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot në Varshavë me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk.

Presidentja Jahjaga falënderoi Presidentin Turk për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë dhe po i jep vendit tonë.

Ajo theksoi se të dy vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat dhe sidomos në ekonomi, ku investimet sllovene në Kosovë janë në shkallë të lartë.

Presidentja Jahjaga theksoi në takim synimin e vendit tonë për ecjen sa më shpejt drejt procesit të integrimeve evropiane dhe përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në këtë plan, ajo tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja sllovene.

Nga ana e tij, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk uroi edhe një herë zonjën Jahjaga për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Ai tha se Kosova dhe Sllovenia janë dy vende mike që kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie do t’i zhvillojnë edhe më tej në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Gjithashtu, Presidenti Danilo Turk e ftoi Presidenten Jahjaga për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Edhe Presidenti Turk theksoi bashkëpunimin shumë të mirë mes bizneseve të të dy vendeve dhe u shpreh se Sllovenia mund të ndihmojë në rritjen e shkallës së eksportit të produkteve kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)