Danas: Thaçi e Daçiq po fshehin të vërtetën
Beograd, 22 mars - Burime diplomatike të gazetës beogradase Danas thonë se dy kryemistrat Thaçi dhe Daçiq po e fshehin të vërtetën opinionit publik pasi ata janë marrë vesh për Asociacionin e komunave Serbe në veri të Kosovës.
Ata janë pajtuar që Asociacioni të formohet sipas parimeve të Planit të Ahtisaarit.
Sipas burimeve jozyrtare të kësaj gazete, ky asociacion do të përbëhet nga dhjetë komuna me shumicë serbe në krejt Kosovën, gjashtë prej të cilave janë në sistemin vetëqeverisës lokal, plus katër komuna të veriut të Kosovës.