06 Janar 2025

Danaj: Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë të bashkuara në BE

Tiranë, 17 dhjetor - Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë të bashkuara në BE.

Ai këtë e bëri të ditur duke komentuar debatet e djeshme midis kryeministrit Sali Berisha dhe Aleancës Kuq e Zi lidhur me bashkimin kombëtar.

“Bashkimi i trojeve shqiptare në rrugë paqësore, nuk është dëshirë e një apo disa politikanëve shqiptarë, por një proces historik, një domosdoshmëri historike.  Politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë apo Shkup janë të lirë të japin mendime, por ata i kanë fituar votat për të folur për pushtetin e partive të tyre apo opozitën, por askush prej tyre nuk ka fituar vota për të folur në emër dhe për fatin e një Kombi.\"

\"Për fatin dhe të ardhmen e Kombit shqiptar, ka të drejtë të flasin miliona shqiptarë në referendum.  Për fatin e Kombit shqiptar se do të shkojë i përçarë apo i bashkuar në BE, mendimi i politikanit kushdo qoftë ai, është i barabartë me mendimin e çdo qytetari shqiptar”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, Koço Danaj.

Sipas tij, ata që njohin gjeopolitikën rajonale, ata që janë të interesuar për paqen rajonale e dinë mirë se atë e garanton vetëm Shqipëria Natyrale dhe jo coptimi aktual i kombit shqiptar, i cili mban gjallë shovinizmat rajonale, ndërsa bashkimi shqiptar u jep fund atyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)