Daka takon presidentin Nishani
Tiranë, 11 mars - Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja Valde Daka dhe në përbërje të anëtarëve Ilir Gashi, Florian Dushi, Adnan Rrustemi dhe Binak Vishaj, që shoqëerohej nga zëvendësambasadori i Kosovës, Gani Veselaj, është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Fillimisht, Presidenti Nishani uroi mirëseardhje anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe përgëzoi qytetarët e Kosovës dhe institucionet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Po ashtu, Presidenti Nishani vlerësoi lartë Memorandumin e Bashkëpunimit të arritur një ditë më parë ndërmjet KQZ-së së Kosovës dhe KQZ-së së Shqipërisë.
Gjatë takimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, informoi Presidentin Nishani për procesin e fundit zgjedhor në Kosovë. Pavarësisht sfidave që kanë shoqëruar këtë process, kemi arritur që të organizojmë zgjedhje të cilat janë vlerësuar lartë nga të gjithë, tha kryetarja Daka, gjatë këtij takimi.
Gjithashtu, kryetarja Daka e informoi Presidentin Nishani në detaje për Memorandumin e Bashëpunimit të nënshkruar një ditë më herët me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Reublikës së Shqipërisë, që ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet.