12 Janar 2025

Daçiqi pret përgjigjen për te vizituar Kosovën

Beograd, 16 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq pret përgjigjen e autoriteteve të Prishtinës zyrtare që ta vizitoj Kosovën gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunën.

Kushti të cilin Daçiq duhet ta respektojë për të realizuar vizitën, sipas marrëveshjes më të re xhentëlmene midis kryeministrave të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, është që Daçiq dhe ministrat e kabinetit të tij, të mos përzihen në fushatë, por vetëm t’u bëjnë thirrje serbëve, sidomos atyre verior, që të dalin në zgjedhje.

Nga Qeveria e Kosovës, të martën nuk kishte ndonjë konfirmim nëse do të lejohet apo jo kjo vizitë.

Kryeministri serb ka deklaruar se se nuk është kontestues normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, por se askush nuk mund të presë nga Serbia që ta ndryshohjë qëndrimin për statusin e Kosovës.

Në në intervistë për të përditshmen e Beogradit “Novosti”, Daçiq ka thënë se në biseda me përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kurrë nuk ka qenë temë kërkesa që Serbia para hyrjes në BE të nënshkruajë një traktat për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

“Për mua është shumë frustruese që çdo gjë fillon dhe përfundon me Kosovën. Ajo është një territor i posaçëm në bazë të rezolutës 1244, por ne nuk e konsiderojmë shtet. E praanoj se ne ecim nëpër tehun e zhiletit – shkojmë mes nevojës për eurointegrime dhe nevojës për mbrojtjen e interesave kombëtare”, ka thënë Daçiq.

Ai ka kritikuar autoritetet e Kosovës se nuk i kan kryer detyrimet e tyre, duke përfshirë edhe listat zgjedhore dhe ka vlerësuar se Prishtina dëshiron që në zgjedhje të fitojnë sië është shprehur, “serbët lojalë”.

Ndërkaq, lidhur me respektimin e kushteve të Kosovës për vizitat serbe gjatë fushatës, bazuar në qëndrimet e ministrit pa portofol për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksander Vulin, është pak e pritshme që këto kushte të respektohen.

Vulin i dha haptas mbështetje listës serbe të hartuar dhe mbështetur nga qeveria serbe, e cila në këto zgjedhje komunale po garon krahas 30 listave të tjera serbe. I veshur në një uniformë që më shumë i ngjanë asaj ushtarake sesa ministrore, Vulin kishte ardhur në Kosovë për një festë kishtare ortodokse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)