Daciq: Unë nuk mendoj si Thaçi
Beograd, 21 tetor - Kryeministri i Serbisë Ivica Daciq deklaroi se interesi i Serbisë është që dialogu me Prishtinën të udhëhiqet pa presione nga jashtë dhe ka qenë gabim pse negociatat në të kaluarën nuk janë udhëhequr direkt,meqë ndoshta më herët do të arrihej ndonjë marrëveshje.
Interesi i Serbisë është që pa kurrfarë presioni nga jashtë të bisedojë me shqiptarët. Mendoj se njëri nga gabimet është pse më parë nuk është biseduar direkt ,ndoshta do të gjendej ndonjë përgjigje,tha Daciqi për televizionin B92.
Ai theksoi se formulimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi-Republika e Kosovës ,e jo e tia.
Baza ime fillestare është ndryshe nga e tij,ai (Thaçi) konsideron se çështja e statusit është e zgjidhur.
Bisedat nuk ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Serbisë për pavarësinë e Kosovës ,tha kryeministri i Serbisë.
Daciqi vlerësoi se presioni për biseda nuk do të thotë se paraprakisht kemi definuar çfarë do të pranojmë e çfarë jo.Kam thënë qartë se nuk vjen në shprehje pranimi i pavarësisë së njëanshme të Kosovës ,tha Daciqi.