11 Janar 2025

Daçiq: Thaçi të mbajë llogari se çfarë flet

Beograd, 12 nëntor - Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të mbajë llogari se çfarë flet.

Reagimi i kreut të Qeverisë serbe ka pasuar pas intervistës së Thaçit për të përditshmen kroate “Jutarnji List” se “Serbia po luan me zjarrin duke insistuar në ndarjen e rajonit, por do të mund të përfundojë si Pashallëk i Beogradit”.

“Retorika e tillë e Thaçit është e dedikuar për nevojat e politikave të brendshme në Kosovë. Por, Prishtina nuk vendos dhe është larg asaj që të vendos se si do të jetë Serbia."

Në vend të deklaratave të tilla, ai duhet të mbajë llogari për negociatat që na presin, marrëveshjet e lidhura për përmirësimin e jetës së bashkësisë etnike serbe, trashëgimisë kulturore, energjetikës dhe çështjeve të tjera”, ka theksuar Daçiq, duke shtuar se kryeministri Thaçi duhet të mbajë llogari se çfarë deklaron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)