Daçiq: Thaçi është njeri i zakonshëm
Beograd, 18 shtator - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq në një tekst autorial për Financial Times shkruan se e vetmja mënyrë që njerëzit në Serbi të jetojnë normalisht është të çojë Serbinë në Evropë dhe Evropën në Serbi.
Daçiq në këtë artikull thotë se pas përparimit në dialog me Kosovën është e nevojshme që përkushtimi ndaj çështjeve jetësore, në mesin e të cilave ekonomia është numër një.
Unë e kam pasur ëndrrën time. Një Serbi normale, krenare, stabile dhe e pasur. Serbia në Evropë, dhe Evropa, vlerat e saja, rregullat dhe sistemi i saj në secilin fshat serb, ka theksuar Daçiq.
Ai nuk e ka lënë pa i përmendur edhe takimet gjatë dialogut me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi.
Jam nisur drejt asaj që nuk kemi të drejt askënd ta gënjejmë. As njerëzit në Serbi, e as partnerët në bashkësinë ndërkombëtare. Serbia, ku shumica e popullatës deri dje ka ëndërruar në mbretërinë e qiejve dhe për të cilën Kosova është vetëm zemra e atij miti, është dashur, shumë shpejtë, të zbresë në tokë. Për këtë kam shkuar të bisedoj me njeriun me të cilin, disa dhjetëra vite më parë, kam luftuar, ka thënë ai.
Siç ka thënë ai, ka qenë e nevojshme që popullit që ka jetuar në mite ti tregohet se Hashim Thaçi nuk është dragua apokaliptik, gjarpër i vjetër, i cili sulmon mbretërinë tonë të qiejve.
Është dashur të tregojmë se ai (Hashim Thaçi) është njeri i zakonshëm, njeri i tokës, kundërshtar, por jo mitik, por politik, me të cilin mund dhe duhet të bisedohet, ka thënë Daçiq nder tjerash.