Daçiq: Të kuptojmë se kusht i BE është njohja e Kosovës
Beograd, 13 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar sot se Serbia as në muajin mars nuk do të bëjë hap të rëndësishëm për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE sepse kush për këtë është njohja e pavarësisë së Kosovës, njofton Blic.
\"Mos të gënjejmë dhe mos të tregojmë përralla më. Kjo kërkohet, ka thënë Daçiq.
Ai ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare se ka tradhtua shpresat e qytetarëve dhe ka vlerësuar se në vitin 2000 nga ta ishte kërkuar vetëm largimi Milosheviqit dhe se atëherë askush nuk e përmendte pavarësinë Kosovës.
\"Atëherë askush nuk e përmendte pavarësinë Kosovës dhe pas 11 vjetësh ende nuk mund ta marrim statusin e kandidatit. Kë duhet të ndërrojmë dhe kë duhet ta dërgojmë në Hagë, ka thënë ai dhe ka shtuar se nuk është e drejtë që pas gjithë asaj që ka bërë Serbia të mos i jepet status i kandidatit.
Daçiq ka thënë se kryetari Tadiq ka mundur të marrë statusin e kandidatit për shtetin që e udhëheq sikur të kishte pranuar që Kosova në forumet rajonale të mos prezantohet në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB së dhe ka shkuar se Tadiq ka bërë mirë që nuk e ka pranuar këtë.