Daçiq: Tani për tani nuk dialog
Beograd, 12 prill - Tani për tani nuk do të ketë bisedime, për sa kohë nuk ka një marrëveshje të pranueshme nga Kosova, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ashtu siç qëndron situata tani jo, sepse nuk kemi ardhur deri te momenti kur duhet të vazhdojmë bisedimet. Në Bruksel do të shkohej ose për vazhdimin e bisedimeve ose për nënshkrimin e marrëveshjes, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.
Ai ka thënë se 16 prilli, kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i dorëzon raportin Komisionit Evropian, nuk është Dita D për integrimet evropiane të Serbisë.
Nuk do të jetë 16 prilli Dita D dhe nuk do të shuhen të gjitha ëndrrat tona për BE-në dhe Kosovën. Do të agojë edhe 17 prilli, ka thënë Daçiq.