11 Janar 2025

Daçiq: Takimi me Thaçin mbahet në fillim të dhjetorit

Beograd, 11 nëntor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq tha se takimi i ardhshëm me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin do të mbahet në pjesën e parë të dhjetorit.

“Takimi duhet të mbahet para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se se kjo do të mund të jetë para ose pas 10 dhjetorit, po gjithsesi se në pjesën e parë të muajit të ardhshëm.

Serbia synon që në muajin dhjetor ta marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, prandaj analistët e shohin një takim të mundshëm mes Prishtinës e Beogradit, para takimit të Këshillit të BE-së, si thelbësor për marrjen e datës.

Daçiq megjithatë ka thënë se tetë shtete të BE-së janë që Serbisë t\'i jepet data në mars, dhe jo tash.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)