Daçiq: Takimi i radhës me Thaçin pas zgjedhjeve lokale
Beograd, 27 shtator - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se takim i radhës me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, i ndërmjetësuar nga baronesha Ashton, është paraparë të mbahet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovës.
Daçiq ka thënë se në takimet e ardhshme do të bisedohet për çështjen e patundshmërive të qytetarëve dhe firmave serbe, si dhe për trashëgiminë e kishës ortodokse serbe në Kosovë.