12 Janar 2025

Daçiq: Takime tjera me Kosovën mbahen në maj

Beograd, 29 prill - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se në muajin maj në Bruksel do të mbahet takim i ri me përfaqësuesit e Prishtinës.

“Sipas njoftimeve që vijnë nga (përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine) Ashton, në muajin maj na presin takime të reja”, ka thënë Daçiq para gazetarëve në Beograd.

Daçiq ka thënë se ai bashkë me nënpresidentin e Qeverisë, Aleksandër Vuçiq, nesër do të takohet edhe njëherë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, duke shtuar se nga takimi i fundit nuk ka ndryshuar asgjë dhe se referendumi mbi marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohet, në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Ai ka thënë se Serbia nuk mund të presë me muaj për zbatimin e marrëveshjes.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizimin e raporteve më 19 prill në Bruksel, por, ende nuk ka nisur zbatimi i saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)