12 Janar 2025

Daçiq: S’ka arsye për shtyrje të vendimit për datën

Beograd, 25 qershor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye e justifikueshme për të vonuar vendimin për datën e nisjes së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai u ka thënë gazetarëve në Beograd se për Serbinë nuk është e pranueshme që të presë edhe gjashtë muaj, sepse një gjë e tillë do të nënkuptonte “edhe gjashtë muaj vështirësi, të cilat tashmë ekzistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

“Nuk është e mjaftueshme që kemi vështirësi në zbatimin e marrëveshjes me Prishtinën, por duhet të mendojmë nëse Këshilli i BE-së, në muajin dhjetor, do të sjellë vendim apo do të ketë pyetje të reja”, ka thënë Daçiq.

Këshilli i Evropës pritet të mblidhet më 28 qershor, ndërsa diplomatë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë dhënë sinjale se ai do të marrë vendim pozitiv për Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)