Daçiq: Si çdo herë deri tash serbët do të dalin në zgjedhje
Beograd, 10 mars - Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë, ndërsa serbët do të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe zgjedhur pushtetin shtetëror, ka thënë kryeministri serb, Ivica Dacic.
Marrëveshja e Brukselit nuk ua ka ndërprerë serbëve të drejtën të votojnë për shtetin e tyre, ashtu siç thotë Edita Tahiri.\"
\"Si çdo herë deri tash, serbët do të dalin në zgjedhje, ka thënë ai për Novosti, duke reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, që ka thënë se Marrëveshje e Brukselit nënkupton fundin e përzierjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.