Daçiq: Shpresoj të gjejmë një zgjidhje me Thaçin
Beograd, 17 maj - Gjatë vizitës së tij një javore në SHBA, kryeministri i serb Ivica Daçiq ka takuar një sërë zyrtarësh të lartë.
Ai ka bërë bilancin e takimeve dhe ka thënë për mediat serbe se Washingtoni ka premtuar se do të përdorë influencën për të bindur vendet anëtare të BE\'së, që t\'ia japin datën për fillimin e negociatave Serbisë.
Daçiq shprehet se më 21 maj pret që të arrihet një zgjidhje për implementimin e marrëveshjes me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Në takimin e ardhshëm Daçiq synon që të shtrojë edhe tema të reja si kthimi i personave të zhvendosur , çështja e pasurisë qoftë ajo shtetërore ose private , çështjen e Kishës Ortodokse, monumenteve etj.