Daciq: Serbia nuk pyet Kacinin për zgjedhje
Beograd, 15 mars - Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daciq, thotë se ka pasur presione ndërkombëtare për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, por se kur i ka shpallur ato kryetarja e Parlamentit të Serbisë, kjo punë tash ka mbaruar.
\"Serbia absolutisht nuk do të bisedoj nëse duhet të mbahen zgjedhjet në Kosovë. Ato janë mbajtur që 12-13 vite e nuk e di pse tash po diskutohen aq shumë, thotë Dacic.
Në lidhje me deklaratën e Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, se do të ishte problem për Serbinë nëse mban zgjedhje në Kosovë, Daciq ka thënë se kjo nuk është punë për të cilën Kacini duhet të japë përgjigje.
\"Besoj se shteti jonë nuk do ta pyes dikë se a do të mbajë zgjedhje a jo. Serbia është shtet sovraniteti i së cilës duhet të respektohet, e Kosova nuk është shtet sepse nuk e pranojnë institucionet që duhet, siç janë Kombet e Bashkura, thotë Daciq.