11 Janar 2025

Daçiq: Serbia ngadalë po e humb Kosovën

Beograd, 24 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia do ta humbasë Kosovë, nëse nuk e ndalë rënien e pozicionit të saj në procesin negociator. Ai ka tërhequr vërejtjen kundër izolimit të Serbisë.

“Nga viti në vit, duke humbur kohën, Serbia ngadalë po e humb Kosovën. Mund të sillemi si Greqia dhe të themi se Konstaninopoja është kryeqytet grek, por ajo më nuk është, ndërsa ata flasin për këtë tash e 100 vjet”, ka thënë Daçiq për RTS.

Komentet e tij vijnë disa ditë pas takimit të parë në mes tij dhe kryeministrit kosovar të zhvilluar në Bruksel.

Ai ka thënë se tani platforma për bisedime me Kosovën duhet të jetë fleksibile dhe t’i përgjigjet rrethanave në të cilën gjendet Serbia.

Daçiq ka theksuar se Serbia duhet të gjejë zgjidhje për Kosovë, sepse sipas tij, Kosova është problem në të gjitha segmentet. Ai ka pranuar se në bisedimet e ardhshme, statusi nuk do të jetë temë qendrore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)