13 Janar 2025

Daçiq: Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut

Beograd, 15 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se raporti i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, nuk mund të jetë ideal, po qe se nuk arrihet marrëveshja me Kosovën për gjyqësinë, raportojnë mediat serbe.

Megjithatë, Daçiq ka thënë se pret raport pozitiv dhe se konferenca e parë ndërqeveritare Serbi-BE do të mbahet në janar.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se është i bindur se mund të arrihet marrëveshja.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryeministrash, është mbajtur të premten dhe ka dështuar të prodhojë marrëveshje për gjykatat në veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)