Daçiq: Platforma për Kosovën përbëhet nga 3 dokumente
Beograd, 31 dhjetor - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, ka deklaruar se Platforma për Kosovën përbëhet nga 3 dokumente - parimet për bisedime, dokumenti se si do të dukej autonomia e Kosovës dhe analiza për pozitën ndërkombëtare të Serbisë, ndërsa që nga fillimi është rënë dakord që vetëm dokumenti i parimeve për bisedime të shkoj në parlament.
Rezoluta duhet të paraqitet para deputetëve më 11 janar. Sigurisht, në ato bisedime, Serbia mund të paraqesë vizionin e saj për një zgjidhje të përkohshme që nuk ka të bëjë me statusin final të Kosovës, ka thënë Daçiç.