12 Janar 2025

Daçiq: Nuk e kishim imagjinuar një garanci kaq të madhe

Beograd, 23 prill - Nëshkrimi i marrëveshjes është mundësi më e sigurt për komunat serbe në veri të Kosovës, pasi në të katër komunat nuk mund të hyjnë kurrsesi asnjë nga ushtritë kosovare. Kështu është shprehur kryemnistri serb Ivica Daçiq në lidhje me marrëveshjen e Brukselit.

\"Kemi marrë garanci nga ata që komandojnë,e garanci është se ushtria e Kosovës nuk guxon të kalojë në veri. Është hera e parë që kemi marrë garanci të tilla. I kemi marrë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s (Anders Fogh Rasmussen), e aty ka qenë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton”, ka thënë Daçiq, njoftojnë medie të Beogradit.

Ai ka sqaruar se ushtria e ardhshme e Kosovës “ose cilido formacion” nuk do të mund të hyjë në territoret e katër komunave.

\"Mund të shkojë në veri vetëm me pëlqim të KFOR-it, përkatësisht të NATO - s dhe vetëm me pajtim serb. Ne nuk kemi mundur as të imagjinomë garanci më të madhe”, ka thënë Daçiq.

Kryeministri serb ka përsëritur se vazhdon të marrë mesazhe kërcënues për marrëveshjen porse unë nuk frikohem se nuk jam tradhtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)