Daçiq në Moskë për të diskutuar rreth Kosovës
Beograd, 10 prill - Kryeministri serb Ivica Daçiq do të udhëtoj të martën për Moskë, ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar rreth Kosovës.
Qeveria serbe ka thënë në një komunikatë për medie se vizita e kryeministrit serb ishte përcaktuar qysh gjatë muajit shkurt, dhe se nuk qëndrojnë pohimet se Daçiq po viziton Moskën me procedurë të shpejtuar.
Por ekzekutiv serb nuk e mohon se ndër të tjera shefi i qeverisë së Serbisë do të prek edhe temën e dialogut me Kosovën, i cili është bllokuar nga refuzimi i Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e propozuar nga Brukseli.
Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, kryeministri serb Ivica Daçiq do të pritet edhe nga kryeministri Dimitri Medvedev, ministri i mbrojtjës Sergej Shojgou, dhe zyrtarë tjerë rus me të cilët do të nënshkruaj një varg marrëveshjes bilaterale dhe ekonomike.