Daçiq: Në fletëvotime logoja e KQZ-së
Beograd, 27 gusht - Në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë mund të lejohet logoja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq për gazetën Novosti.
\"Për Serbinë është e papranueshme që në fletëvotime të ketë shenja të shtetit të Kosovës, sepse një gjë e tillë dëmton neutralitetin e zgjedhjeve dhe nuk është praktikë askund në botë.\"
\"Eventualisht mund të pranojmë që në fletëvotime të jetë logo e KQZ-së së Kosovës\", ka thënë Daçiq.