10 Janar 2025

Daçiq: Ndarja e Kosovës, ,,zgjidhja e vetme”

Beograd, 22 shtator - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Brukseli nuk mund ta detyrojë Serbinë që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se ndarjen e saj e sheh si të vetmen zgjidhje të mundshme dhe reale.

“Mendoj se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale dhe jam i sigurt se atë do ta pranonin edhe shqiptarët në Prishtinë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse një gjë e tillë mund të shkaktojë protesta në rajon”, ka thënë Daçiç për mediat televizive në Serbi.

“Në këtë fazë është e pranueshme gjithçka që nuk është pranim i pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Brukseli nuk mund të na detyrojë të njohim pavarësinë e saj”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Kosovën nuk e kanë pranuar as pesë vende të Bashkimit Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)