Daçiq: Ndalesa për Nikolliqin nuk është lëvizje e mirë
Beograd, 5 janar - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se moslejimi i vizitës së presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në Kosovë për Kërshëndella, nuk është lëvizje e mirë, pasi nuk i kontribuon relaksimit të raporteve me Prishtinën.
Duke theksuar se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdoj, Daçiq u tha sot gazetarëve në Beograd, se arsye e Prishtinës për moslejim të vizitës është reciprociteti.
Ai ka theksuar se para disa javëve një ministre e Kosovës ka dashur ta vizitoj Preshevën, me ftesë të kryetarit të kësaj Komune, por nuk i është lejuar hyrja.