11 Janar 2025

Daçiq: Mund të flasim për një karrige të Kosovës në OKB

Beograd, 15 janar - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka porositur sot se Serbia mund të flasë edhe për një karrike për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por në atë rast, sipas tij, edhe Prishtina duhet të ofrojë diçka.

“Ne mund të merremi vësh për çkado. Nuk po ikim nga kjo, nuk është kontestuese. Ne kërkojmë një narrëveshje gjithëpërfshirëse, por që ajo të arrihet, duhet edhe të jipet diçka”, ka thënë kryeministri serb, duke folur para gazetarëve në Beograd.

“Çfarë mendojnë ata, që ne të japim çdo gjë?”, është pyetur ai.

Mjetet serbe të informimit citojnë edhe deklaratën e tij se \"rezolutën e Serbisë për Kosovën ia ka dorëzuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton\", e cila ndërmjetëson bisedimet Kosovë – Serbi, dhe se Hashim Thaçi, “nuk mund të vendos se për çfarë do të flitet në takimin e ardhshëm”.

Deklaratën e kryeministrit të Kosovës, se rezoluta serbe do të jetë e papranueshme në tavolinën e bisedimeve, Daçiq e ka quajtur “për konsum të brendshëm”.

Sipas tij, edhe vetë baronesha Ashton, ka thënë se “do të nisin bisedimet mbi paralelizmat institucional dhe mbi veçantinë e serbëve dhe se nisur nga kjo, do të bisedohet edhe për rezolutën, edhe për platformën”.

“Kur them veçantinë e serbëve, mendoj se për të gjithë është e qartë se kjo nënkupton gjetjen e një zgjidhjeje, e cila nisur edhe nga deklaratat e mëhershme të zyrtarëve evropiane nënkupton një rajon të posaçëm”, ka thënë Daçiq, duke nënvizuar se të gjitha këto tema, “do të jenë të pashmangshme në takimin e rradhës”.

Takimi do të mbahet më 17 janar në Bruksel, ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)