Daçiq: Me marrëveshjen, hoqëm një barrë 20 vjeçare
Beograd, 28 prill - Marrëveshja e Brukselit është fillimi i heqjes së barrës 20 vjeçare. Kështu e ka cilësuar këtë ngjarje historike, kryeministri serb Ivica Daçiq.
Sipas tij, për të ardhmen e Serbisë, nuk mund të fshihet më askush sidomos pas Kosovës, pasi një përpjekje e tillë do të përfundonte në një tjetër eksod.
Indeksonline citon Politika, e cila shkruan se Daçiq ka cituar fjalët e Picassos, krijuesit të \"Gernikës\", pikturës së shkatërrimit total: ai që dëshiron të bëjë diçka, le ta gjejë një mënyrë - ai që nuk do të bëj asgjë, le të gjejë arsyetimin!
\"Dikush mund të zemërohet nëse thuhet se jemi bërë Gernika e Ballkanit, e askush nuk mund të mohojë se në 20 vitet e fundit i kemi përjetuar të gjitha format e kataklizmës.\"
\"Shpërbërjen në disa shtete, dëbimin nga bashkësia ndërkombëtare, sanksionet, varfëri, bomba, uri dhe plaçkitje vetëvrasëse, tha Dacic.
\"Çdo të keqe që vetes pa mëshirë ia kemi shkaktuar, duke mos dashur e as tentuar që diçka të bëjmë për vete, e kemi arsyetuar me qëllimet më të larta, qiellore, shenjtërore, kombëtare- vazhdon ai.