Daçiq: Marrëveshja e Brukselit po zbatohet
Beograd, 21 gusht - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq është takuar sot drejtorin e Zyrës së Evropës Jugore e Qendrore të Stejt Departamentit Jonathan Moor.
SHBA përkrahin plotësisht Qeverinë e Serbisë në procesin e integrimeve dhe në zgjidhjen problemit të Kosovës, ka thënë Moor, citojnë medie serbe.
Qeveria e Serbisë po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit dhe në vazhdim e sipër janë përgatitje të mëdha për zgjedhjet lokale në Kosovë, ka thënë Daçiq.