Daçiq: Marrëveshja do të zbatohet pa vështirësi
Beograd, 28 maj - Mediat serbe njoftojnë se kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se zbatimi i planit të Marrëveshjes deri më 27 qershor nuk do të hasë ndonjë vështirësi.
\"Deri më 27, përkatësisht deri më 28 qershor, janë paraparë disa hapa, para së gjithash në definimin e planeve dhe të zgjidhjeve ligjore që duhet ndryshuar për implementim të Marrëveshjes. Nuk pres shumë vështirësi për implementim deri më atëherë, ka thënë Daçiq.
Kryeministri Daçiq theksoi se Zyra për Kosovësdhe drejtori i saj Aleksandër Vulin do të zbatojnë vendimet e qeverisë.