13 Janar 2025

Daçiq: Kosova, tema më e vështirë në negociatat për BE

Beograd, 18 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka paralajmëruar se tema më e vështirë në negociatat për pranim në Bashkimin Evropian, do të jetë Kosova.

Sipas tij, vazhdimi i dialoget me Kosovën do të bëhet më 9 janar të vitit të ardhshëm.

Zoti Daçiq është shprehur i bindur se hapja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është realizim i ëndrrës së gjeneratës dhe ka theksuar se hyrja në BE mund të bëhet në afat rekord.

I pyetur se a do të thotë se marrëveshja juridikisht obliguese me Kosovën, që duhet të nënshkruhet para hyrjes në BE, paraqet njohje të pavarësisë së Kosovës, Daçiqi tha se Serbia nuk ka qëllim ta pranoj Kosovën, por t’i normalizoj raportet me Kosovën.

“Kjo nuk shkruan askund, dhe ajo që nuk shkruan nuk është obliguese”, tha sot Daçiq, në konferencën për gazetarë në qeverinë e Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)