Daçiq: Kosova ka mbështetjen e SHBA-së
Beograd, 15 mars - Në lidhje me dialogun e ditëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë kryemistri serb, Ivica Daciq është shprehur disi i "pa shpresë".
Kryemisnitri i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë pë Veçernje Novostin, shprehet se Prishtina vështië se do të lëshojë pe pasi ka mbështetjen e SHBA-së.
Ai ka thënë se në Bashkimin Evropian mendojnë se Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të marrë datën.
Ndonëse disa media dhe presidenti Tomisllav kanë thënë se është afër marrëveshje me Prishtinën , Ivica Daciq thotë se ajo ka ngecur për shkak të kundërshtimeve të Prishtinës.
"Marrëveshje nuk ka dhe nuk do të ketë derisa nuk sqarohet se si do të jetë ai asociacion, ka thënë Daçiq për gazetën serbe, duke shtuar se Serbia dëshiron kompromis , por nuk pranon poshtërim"- thekson Ivica Daçiq.
Komentet e tij vijnë pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë dhe Beogard me zyrtarët shtetërorë, përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
"Ne kemi diskutuar veçanërisht për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe për domosdonë e finalizimit të diskutimeve dhe arritjes së marrëveshjeve mbi çështjet e hapura, me theks të veçantë për veriun e Kosovës, sa më shpejt të jetë e mundshme, ka thënë baronesha Ashton në një deklaratë me shkrim, duke rikujtuar se do ti raportojë Këshillit Evropian mbi marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre në muajin prill"- thotë Daçiq.
Autoritetet kosovare kundështojnë çdo kompetencë legjislative dhe ekzekutive për të, ndërkohë që Beogradi kërkon përgjegjësi të tilla me ngulm.