Daçiq: Kosova hyn në OKB nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë
Beograd, 31 tetor - Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendosja e sanksioneve dhe kthyerja e shpinës për Rusinë, si vend mik do të ishte krejtësisht shkatërruese, humbëse si dhe politikë tradhtare dhe me këtë sipas tij, do t`i hapej dera Kosovës që të bëhet anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara.
Kurse Daçiq është pyetur nëse miqësia e Serbisë me Moskën është shkak se pse Serbia nuk hap kapitujt negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ai ka deklaruara se kjo është gënjeshtër dhe se kapitujt do të hapen atëherë kur vendet e BE-së të vlerësojnë se ka përparim në negociatat Beograd Prishtinë.
Daçiq është pyetur gjithashtu se çfarë do të ndërmerret nëse përpara do të kenë një zgjidhje të vetme në mes BE-së dhe Rusisë ku ka shtuar se BE-ja është strategjike, por jo qëllimi ynë i vetëm. Qëllimi ynë parë është për të mbrojtur interesat tona shtetërore dhe kombëtare. Gjërat janë krejtësisht të thjeshta. Kosova tani ka shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe do të jenë në gjendje për të arritur qëllimin e tyre. Ndërsa nëse humbasim miq, ne gjejmë të tjerë të cilët do të mbrojnë interesat tona
Ministri i Jashtëm serb është pyetur gjithashtu se nëse pjesë e presionit ndaj Serbisë është të heqë dorë nga Rusia dhe që Prishtina ka nisur një kërkesë për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe të pranohet pagesa e dëmshpërblimeve të luftës gjatë dialogut në Bruksel?
Serbia është e hapur për dialog, por do të marrim pjesë vetëm në negociatat e statusit neutral. Nuk do ti shohim këto lojëra dhe gënjeshtra të tyre. Tani shikoni, po sjellin kërkesa për mbrojtjen e arritjeve të UÇK-së. Pra, për shkak të këtyre terroristëve është krijuar posaçërisht ndjekja penale e krimeve të luftës dhe trafikimi i organeve, ka thënë Daçiq për Novosti.
Kurse i pyetur se nëse BE-ja mbështet kërkesat e reja të Prishtinës dhe nëse dialogu rrezikohet? Daçiq ka thënë se Kryeministri Vuçiq ka biseduar me Federica Mogherinin dhe ka sqaruar se nuk ka dokumente të reja që Edita Tahiri ka dërguar, por ka të bëjë me një dokument të vjetër. Bruksel nuk ka ndërmend të ndryshojë agjendën e negociatave dhe mënyrën që të çon në temën e caktuar. Ne jemi të hapur për dialog dhe për të kërkuar zgjidhje.
A është e mundur që një mik i Serbisë ti jap shtytje pavarësisë së njëanshme të Kosovës, e cila është në dëm të Serbisë? Ata të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se ne kemi nevojë për të gjetur zgjidhje që janë të pranueshme për të gjithë, ka thënë Daçiq.
Gjithashtu sipas këtij të fundit Nuk do të ketë ndërprerje të negociatave. BE-ja nuk do të lejojë këtë. Nuk do të jetë progres i ndërprerë i integrimeve evropiane, për shkak se është një progres i cili është në interes të Brukselit.
Ne nuk jemi në interes të Lindjes apo Perëndimit, por ne jemi duke punuar në interes të Serbisë. Unë nuk mund ti detyrojë të mos heqin dorë nga BE-ja apo nga Rusia, ka shtuar Daçiq.