11 Janar 2025

Daçiq: Kosova është rrëmbyer nga Serbia

Beograd, 25 nëntor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë” dhe se tash duhet të ruhet ajo që mund të shpëtohet.

“Askush nuk do të na e kthejë Kosovën nëse themi se nuk duam në Bashkimin Evropian”, tha Daçiq sot në Beograd. Ai ka shtuar se Serbia “ka arritur të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe se do të ishte krejtësisht e gabueshme që tash të largohemi”.

Këto komente ai i bëri para gazetarëve, i pyetur për ta komentuar porosinë e Patrikut Irinej se Serbia duhet t’i kthehet Rusisë dhe të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm nëse e mbanë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)