Daçiq: Kosova e ka të vështirë anëtarësimin në KB
Beograd, 7 maj - Ndërsa ka pohuar se pas përvojës me zhbërjen e Jugosllavisë, Evropa është e vetmja perspektivë për Ballkanin, kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq i ka thënë Kuririt të Vjenës se Kosova vështirë mund të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Duke folur për konfliktet në hapësirat e ish-Jugosllavisë, Daçiq është shprehur se krime kishte nga të gjitha palët dhe se tani është koha për shërimin e plagëve nga e kaluara, kurse shikimi pas askënd se ndihmon por vetëm thellon konfliktet.
Jam shumë pragmatik. Sikur me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin të flisja për të kaluarën, e gjitha do të përfundonte me grindje të rëndë. Sdo të kishte marrëveshje. Mund të ndryshojë vetëm e tashmja dhe e ardhmja dhe jo e kaluara, ka deklaruar Daçiq.
Por kryeministri ka përsëritur se Serbia me Marrëveshjen nuk e ka njohur Kosovën, sikundër as pesë vende të BE-së dhe se Kosova do ta ketë shumë të vështirë të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.