Daçiq kërkoi nga Maqedonia të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës
Shkup, 28 janar - Kontesti midis kishës ortodokse të Serbisë dhe Maqedonisë si dhe qëndrimet e kundërta për shtetin e Kosovës janë çështjet e hapura mes dy vendeve.
Ky ishte përfundimi i përbashkët i kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, pas takimit zyrtarë të zhvilluar sot në Shkup.
Kryeministri serb kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë që të përmbahet kur është fjala për pavarësinë e Kosovës.
Ekzistojnë vetëm dy çështje të cila munden të quhen problematike. Njëra është raporti midis dy kishave, ndërsa tjetra është raporti drejt Kosovës dhe Metohisë për çka, potencoj, dallohen pozicionet e Serbisë dhe Maqedonisë. E luta kryeministrin Gruevski që vendi i tij të përmbahet kur është në pyetje Kosova, që ne të arrijmë një zgjidhje kompromisi, deklaroi Daçiq.
Daçiq, mes tjerash, theksoi se vendi i tij është për paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin sepse konsideron se me dialog mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura.