Daçiq kërcënon me ndërprerje të dialogut
Beograd, 18 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçi se do të ndërpresë dialogun nëse nuk respektohet marrëveshja ku për mallin i cili mbetet në veri të Kosovës të mos paguhet doganë.
Unë nuk do të jem pjesëmarrës në bisedime nëse nuk respektohet ajo për çka jemi dakorduar, u ka thënë Daçiq për gazetarët në Beograd duke shprehur pakënaqësira në implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.