13 Janar 2025

Daçiq i kënaqur me zgjedhjet lokale në Kosovë

Beograd, 4 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur në Jagodinë kënaqësi në mënyrën se si ishte rrjedha e zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke shtuar se “Lista \"Srpska\" të cilën qeveria e ka mbështetur ka shënuar rezultate të mira dhe me këtë u tregua se qytetarët në ‘Kosovë’ e Metohi kanë besim në Qeverinë e Serbisë”.

Daçiq në një prononcim për shtyp ka thënë se është arritur ajo që është menduar kur është miratuar Marrëveshja e Brukselit, e kjo është që për herë të parë të instalohet forma legale dhe legjitime e organizimit të komunave serbe në Kosovë.

”Lista ‘Srpska’ ka fituar ndoshta më shumë kryetar komunash nga të gjitha partitë në Kosovë që kanë marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se në të ardhmen bisedimet do të jenë në kuadër të dialogut të mëtejmë mbi policinë, gjyqsorin, hartimin e Statutit të Bashkësisë së komunave serbe.

Sipas tij, tani komunat serbe duhet të marrin vendime nëse duan të hyjnë në Bashkësinë e komunave, ku secila komunë do të ketë përfaqësuesit e vet, do të zgjedhë kryetarin e Bashkësisë, zëvendësin, organin ekzekutiv, dhe do të duhet të përcaktojë cilat janë kompetencat e saj dhe ku do të jetë selia.

Daçiq ka sqaruar se kemi planifikuar që selia të jetë në Mitrovicë “sepse është e logjikshme që aty të jetë qendra e BKS”. Gjithashtu ai shton se: “Po hapen edhe tema tjera, çështja e pronës, e tatimeve, e Kishës orthodokse serbe. Vitin e ardhshëm në Kosovë janë zgjedhjet parlamentare dhe kjo është shumë qenësore, ka shtuar Daçiq. /albeu.com/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)