11 Janar 2025

Daçiq i gatshëm të flasë për institucionet paralele

Beograd, 12 shkurt - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se është plotësisht i gatshëm që të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”.

“Vetëm bisedimet dhe marrëveshjet mund të ulin tensionet. Tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”.\"

\"Qëllimi është që të gjejmë mënyrë se si të zhbllokohen dhe të jenë të pranueshme(institucionet paralele) edhe për Prishtinën edhe për serbët, që jetojnë në tërë Kosovën”, ka thënë Daçiq për gazetën Novosti.

Në pjesën veriore të Kosovës pushteti kontrollohet nga strukturat paralele që veprojnë në sajë të financimit të Beogradit zyrtar.

Strukturat e tilla nuk iu binden ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)