Daçiq i gatshëm të bisedojë me Thaçin
Beograd, 29 shtator - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është i gatshëm, që për çështjen e Kosovës të bisedojë me kryeministrin Hashim Thaçi.
Nuk kam problem të ulem në tavolinë me çdokënd dhe të bisedoj, i tha Daçiq gazetës Veçernje Novosti, dhe shtoi se me Thaçin tashmë jam ulur në tavolinën e njëjtë në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Në anën tjetër, Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ia ka bërë të qartë Beogradit se nëse do integrimin e BE, Serbia duhet ta harrojë Kosovën, njofton RTK.
Nuk ka kushte të reja për bisedime dhe nuk do të ndryshojnë rregullat. Pres që do të sqarohet se çka do të thotë normalizim i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, ka thënë Eduard Kukan.