11 Janar 2025

Daçiq i gatshëm për të negociuar edhe me Haradinaj

Beograd, 10 janar - Kryeministri serb Ivica Daçiq ka theksuar se për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të bisedojë edhe me Ramush Haradinaj, në rast se ai do të bëhej kryeministër i Kosovës.

“Në rast se do të bëhet kryeministër, unë nuk do të kem zgjedhje. Në rast se bëhet kryeministër, unë nuk do të kem mundësinë që të theksoj se nuk dua, për shkak se nga ana tjetër, ai nuk më përgjigjet mua për të biseduar. Negociatat nuk udhëhiqen vetëm me ata që i dëshironi, por edhe me ata që keni probleme”, deklaroi Daçiq për televizionin Al Xhazira.

Ai ka sqaruar se vendimi për të biseduar me Hashim Thaçin ka qenë shumë i rëndë për tu miratuar.

Daçiq është ndalur edhe tek çështja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke ritheksuar kërkesën për heqjen e tij nga pala shqiptare, apo në të kundërtën heqjen nga autoritetet serbe deri në afatin e përcaktuar para vazhdimit të raundit të bisedimeve Beograd – Prishtinë më 17 janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)