Daçiq: Formimi i Kuvendit në veri nuk u ndihmon serbëve
Beograd, 5 korrik - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq tha sot në Beograd se formimi i djeshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Metohisë, kurrsesi nuk do tu ndihmojë serbëve të Kosovës.
Serbia dhe serbët duhet të nxjerrin mësime nga historia, të bëjnë atë çfarë është më së miri për ta, e jo në dëm të vetin. Formimi i Kuvendit popullit serb nuk do tu ndihmojë fare, tha Daciq për gazetarë në Qeverinë e Serbisë pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian, Jelko Kacin.
Për këtë veprim, neve askush nuk na ka informuar, dhe kjo nuk është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë, tha Daçiq.