Daçiq: Ende s'është përcaktuar ekipi për dialog
Beograd, 13 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ende nuk është përcaktuar ekipi negociator i Beogradit në dialogun me Prishtinën dhe se ende nuk dihet se kush do ta udhëheqë atë.
Ai iu ka thënë gazetarëve se nuk do tiu ikë përgjegjësive dhe se askush nuk guxon të ikë nga përgjegjësitë, sepse populli nuk i ka zgjedhur për tia hedhur tjetrit përgjegjësinë.
Sipas tij, nëse shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, vendos të përfshihet në bisedime, atëherë nuk mund të pritet që Beogradi të përfaqësohet me ndonjë zëvendësministër apo ndonjë personalitet që nuk është anëtar i qeverisë së Serbisë.
Mediat në Serbi, duke cituar burime nga kabineti i zonjës Ashton, kanë thënë se Daçiq do ta udhëheqë ekipin e Beogradit në dialogun me Prishtinën.