Daçiq e Vuçiq sot do të takohen me serbët e veriut të Kosovës
Beograd, 25 prill - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe zëvendëskryeministri i parë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në takim përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës.
Këta të fundit kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, por autoritetet serbe kanë shfaqur besimin se do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët edhe me ta.
Po ashtu është thënë se Vuçiq do të mbajë sot një konferencë për gazetarë, në lidhje me situatën politike në Kosovë.