13 Janar 2025

Daçiq do të bisedojë sot me Ashton për zgjedhjet në Kosovë

Luksemburg, 21 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të bisedojë sot në Luksemburg me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të mënjanohen të gjitha manipulimet me listat zgjedhore dhe me rezultatet.

“Kemi këmbëngulur që serbët të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet zgjedhore dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që të kenë qasje në listat zgjedhore. Kjo do të jetë temë e analizave dhe debateve”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Në Luksemburg mbahet sot takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, që i paraprin samitit për partneritet me lindjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)