Daçiq: Bisedime të hapura mbi çështjet konkrete
Beograd, 8 nëntor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar për mediat serbe, pas takimit të mbrëmshëm me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel, se është biseduar hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi një varg çështjes me rëndësi kyçe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, dhe ka shtuar se Serbia ka hyrë në vazhdimin dialogut me dëshirë që të arrihet përparim konkret ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Daçiq ka thënë se gjatë darkës së përbashkët është bërë fjalë mbi një spektër të gjer të çështjeve duke nisur nga zbatimi i marrëveshjes mbi kontrollin e integruar të vendkalimeve (IBM) deri tek mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe dhe ndërtimi i autostradës prej Nishit deri në Prishtinë.
Kam insistuar që EULEX të ketë funksionin ekzekutiv, kur është fjala mbi veriun, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se është ra në ujdi që deri më 10 dhjetor të fillojë zbatimi i kontrollit ë integruar në kuadër të pilot projektit në dy nga gjashtë vendkalime administrative (kufitare) siç i quan ai.
Pos kësaj është bërë fjalë edhe mbi financimin e të ashtuquajturave institucione paralele nga buxheti i Republikës së Serbisë, i cili sipas mendimit të Komisionit Evropian, do të duhej të jetë transparent dhe kjo nuk është fare kontestuese.
Mirëpo, Daçiq ka thënë se jemi të gatshëm të bisedojmë mbi të gjitha çështjet, por jo edhe mbi heqjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, dhe ka shtuar se mund të bisedohet mbi problemet të paralelizmit të institucioneve në mënyrë që të gjendet zgjidhje që është pranueshme për të dy palët.
Kryeministri serb ka deklaruar se është ra në dakord që policia e Kosovës të formojë një njësit të veçantë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe (manastireve) ku pjesën më të madhe do ta bënin policët serbë.
Daçiq ka thënë se gjithashtu është arritur marrëveshja mbi projektin për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë. Konsiderojmë se kjo është me interes për qytetarët, por BE për momentin nuk po pajtohet ta financojë këtë projekt, ndonëse shpresoj se do ti bindin që këtë ta bëjnë para se të nis realizimi ka cekur Daçiq.
Ai gjithashtu ka thënë se është folur edhe mbi oficerët për lidhje të cilët do të bashkërendojnë zbatimin e marrëveshjeve por nuk do të ketë zyra me karakteristika të përfaqësive diplomatike. Ata do të jenë persona kontakti me detyrë pune për të realizuar atë që është e diskutueshme ose që mund të jetë e diskutueshme ka sqaruar kryeministri serb.
Daçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë edhe mbi zgjidhjen përfundimtare të Kosovës por kjo ska qenë temë e bisedimeve të tashme, duke cekur se njohja e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk vjen në shprehje. Ne nuk kemi ardhur këtu për ta tradhtuar shtetin tonë, por të luftojmë për atë dhe interesat e serbëve të cilët jetojnëi në Kosovë e Metohi, ka theksuar Daçi.