11 Janar 2025

Daçiq: Ashton nuk ka lejuar të bisedohet për statusin e Kosovës

Beograd, 26 shkurt - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ndërmjetësuesja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton nuk ka lejuar të bisedohet në Bruksel për statusin e Kosovës.

“Kemi dëshiruar që të bisedojmë për statusin që ta zgjidhim këtë problem. Kam përsëritur në Bruksel se zgjidhja më e mirë do të ishte ndarja, por për këtë nuk kanë dashur të bisedojnë. Më shumë ka kundërshtuar, Catherine Ashton, se sa Hashim Thaçi”, ka thënë Daçiq për televizionin serb B92.

Ai ka deklaruar se nuk ka mundur të imponoi mendimin e tij, por konsideron se në këtë mënyrë do të ishte më e thjeshtë zgjidhja e problemit.

Sipas tij, Ashton konsideron se jemi afër zgjidhjes së problemit në Kosovë, por ai ka thënë se “sa jemi afër, jemi edhe aq larg”.
Ai ka mohuar se në negociata me Prishtinën po dëshiron të siguroi formimin e Bashkësisë së komunave serbe në kuadër të Kosovës së pavarur.

Daçiq ka thënë për B92 se është arritur pajtueshmëria që të punohet në tejkalimin paralelizmit institucional, por që nuk prek në statusin e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)